Shumë fytyra publike të shoëbizit shqiptar që nisën karrierën në moshë të re i rezistuan kohës dhe vazhdojnë të jenë aktiv në skenën muzikore edhe sot.

Kur është fjala për gjininë femërore janë shumë artiste shqiptare që numërohen për sukseset e tyre në këtë fushë e që akoma mbesin emra të fuqishëm, shkruan “Kosovarja”.

E krahas muzikës, ato janë vlerësuar edhe për paraqitjet e tyre dhe stilin e veshjes.

Kur bëjmë krahasim me të kaluaren, normalisht që gjërat kanë ndryshuar ndër vite, megjithatë egziston kurreshtja dhe nostalgjia për të rikthyer kohen përmes fotografive.

Është këngëtarja Vesa Luma e cila është kthyer në kohë përmes një fotografie të vitit 2004, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë imazh shihen së bashku disa nga këngëtaret e njohura për publikun, Vesa Luma, Eliza Hoxha, Teuta Kurti, Adelina Thaçi, Alma Bekteshi, Lori e Rona Nishliu.

Duke qenë se kanë kaluar 15 vite nga ajo kohë vërehen ndryshimet në stilin e tyre por që të gjitha duken bukur dhe elegante./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË