Këngëtari i shumë këngëve, i shumë dueteve, Mahmut Ferati, njihet si një nga zërat e ëmbël të muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

E kemi parë në dhjetëra bashkëpunime me Shyhrete Behlulin e Shkurte Fejzen, ndërkaq së fundi flitet se do të vijë në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun.

Ndonëse vitet po ikin, Mahmut Ferati ende po mbetet i kërkuar dhe i angazhuar në mbrëmje, dasma e ahengje, shkruan “Kosovarja”.

Ai, njëkohësisht punon edhe në arsim dhe koha e penzionimit për të është ende larg, pasi Mahmut Ferati është vetëm 58 vjeç./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË