Një femër shtatlartë, e bukur, elegante me një sharm të theksuar, është kjo Learta Jakupi, shkruan Kosovarja.

Tani më të paktë janë personat që nuk e njohin dhe nuk dinë shumë gjëra rreth saj.

Të gjithë e njohin si reja e Shyhretes. Por jo vetëm kaq.

Learta vetë na ka dhënë hapësirë ta njohim pak jetën e saj edhe nga afër.

Ajo është edhe nënë e një djali të quajtur Matin. Po ashtu është këngëtare sikur se vjehrra e saj me të cilën edhe publikuan bashkëpunimin e tyre për të madhen Nexhmije.

Që nga martesa e saj me Kushtrimin ka qenë fokus i medieve rozë, duke qëndruar në krye të top listës së nuseve më të pëlqyera të estradës.

Çdo lëvizje e saj merr vëmendje. Ngjashëm sikur me këto të sodit. Meqenëse u pa në Florida menduam se po i shkon pas Gëzimes e cila ka ditë që ndodhet në Florida me burrin e saj Hamzën.

Pse jo? Këtyre vendeve kush më shumë se dy nuset më të përfolura të estradës nuk u shton bukurinë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË