Muaji i festave sapo filloi. Të shumtë janë ata që u përkujdesen të zbukurojnë ambientin e shtëpisë me dekore festive, pavarësisht se festat janë në fund të muajit.

Një ndër ta është edhe reja e Shyhretes, Learta e cila mbrëmë dekoroi bredhin dhe ambientin e shtëpisë e shndërroi në ambient festiv, shkruan “Kosovarja”.

Ndoshta mund të jetë edhe një plotësim i dëshirave të Matinit bukurosh, pasi që dihet se fëmijët me padurim e presin muajin dhe festat e dhjetorit.

Sido që të jetë arsyeja e një dekorimi pak sa të hershëm, ajo çka mund të themi është se Learta qenka shumë kreative dhe paska shumë shije./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË