Jemi në muajin më të shenjë të vitit, por kjo rëndësi e muajit të Ramazanit nuk po vlen te shumica e personave.

Këtu është fjala pikërisht për rejën e Remzies, e cila po vazhdon të jetë qendër e vëmendjes për çdo veprim të saj, shkruan “Kosovarja”.

Që nga martesa me djalin e këngëtares Gëzimja ka krijuar famë, andaj edhe po vazhdon të jetë në krye të faqes rozë.

Aktivitetet e saj  po i ndan vazhdimisht me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

Sot në një story që ka postuar, e dëshmon që për të nuk ka rëndësi agjërimi pasi që ajo pikërisht këto ditë ka zgjedhur t’i shijojë pushimet së bashku me burrin e saj Hamzën.

Dyshja kanë publikuar imazhe ku shihet që po relaksohen me një vend mjaft përrallorë.

Pa dyshim, që këto do të jenë ditët më të mira si pushimi i parë pas martesës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË