Kështu është dukur Loredana para ndërhyrjeve kirurgjike në fytyrë.

Mediat në Zvicër i kanë dhënë një vëmendje të veçantë reperes e cila po cilësohet si super ylli i momentit në muzikën gjermane.

Sipas këtyre medieve, rasti me çiftin zviceran i ka ndarë fansat e reperes, të cilët tashmë edhe po shkruajnë komente negative në videot e këngëve të saj në Yotube dhe po bëjnë postime të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Madje, ata kanë shkuar aq larg sa edhe i kanë gjetur një fotografi të Loredanës ku ajo shihet para se të fillonte me ndërhyrjet kirurgjike në fytyrën e saj.

Ajo duket aq ndryshe në këtë foto, saqë nuk njihet fare sidomos në fotografinë me të cilën e kanë krahasuar ndryshimin.

Ndryshimet janë të dukshme: Flokët e saj tani bjondë, atëherë kanë qenë të zinj, hunda më e gjerë, buzët më të hollë dhe fytyra më e plot.

Nëse fotografia shfaqë sigurt Loredanën nuk është e ditur, megjithatë, shenjat nga lindja dhe dhëmbët mund ta konfirmojnë këtë gjë./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË