Learta Jakupi është personazhi më i dashuar dhe më i adhuruar nga audienca shqiptare.

Reja e këngëtares më të mirënjohur Shyhrete Behlulit, vërtetë se po di të zotojë punën e famës në mënyrën më të mirë dhe më të denjë, shkruan Kosovarja.

Ajo zgjon kureshtje për çdo gjë, dhe bën përshtypje gjithnjë me veprimet e saj të pandalshme.

Gjithashtu, emri i saj është përmendur gjithmonë për të mirë dhe për gjëra pozitive, andaj është bërë pjesë e pandashme e mediave rozë.

E me atë që më së shumti ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut, është veshja e saj, e cila gjithmonë ka respektuar traditat dhe është paraqitur si një nuse tradicionale.

Learta dhe në përditshmëri di si të bëjë për vete dhe të bëhet e adhuruar tek të tjerët, por jo gjithmonë po del të jetë kështu.

Veçanërisht pas kësaj paraqitje të fundit, e këtij fustani të hapur nuk dihet se si do të pritet tek të tjerët dhe cilat do të jenë komentet e tyre. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË