Adelina Tahiri është një personazh që shumë shpesh e kemi të pranishme në mediat rozë.

Prezenca e saj e sjellur vërdallë faqeve rozë, ka qenë për arsye të ndryshme, e më së shumti për shkak të martesës së saj shkruan Kosovarja.

Por, për këtë gjë asaj nuk i ka interesuar dhe ka vazhduar jetën siç është më së miri, duke ia mbyllur gojën të gjithëve.

Adelina me kalimin e kohës ka bërë që tema e martesës së saj të shuhet dhe të përflitet për diçka krejtësisht tjetër për të.

Pamja dhe ndryshimet e saj të njëpasnjëshme kanë bërë që në këto ditët e fundit të përmendet jashtëzakonisht shumë.

Se i rri vetes gati dhe kujdeset për freskinë dhe bukurinë e saj kjo është vërejtur dukshëm, por tani po del që edhe dikush tjetër po shtron kujdes të veçantë për pamjen e saj, por me këto pamjet e saj të fundit duket se pakëz e teproi. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË