A je gati çikë?

A je gati me lanë shtratin e sofrën e shpijen tande, me shku n’tjetër shpi me jetu?
A je gati me lanë anash rehatine tande, e me marrë përkrah një jetë të re stresuese, e qe besa dhe nënçmuese.

A je gati m’i lanë përkëdheljet e nanës e babës, e gjyshit e gjyshes, e me i gjetë ashpërsitë e vjehrrës, vjehrrit, burrit kunetëve e kunatave?

A je gati me nis një jetë ku pas një muaji martese fillojnë dyshimet bashkëshortore, thahen trëndafilat e fejesës e nisin grushtat e martesës?

A je gati pas lindjes së fëmijës së parë me marrë fjalë ofenduese e tradhëti tmerruese për shkak të një copë trupi që tu paska deformu.

A je gati me pa veten n’pasqyrë sa shpejtë je mplakë nga hallet që i mbajte mbi supet tua, e askush falemderit nuk të tha, e ti ndoshta ende të 30-tat nuk i ke kaluar.

A je gati me marr përsipër një jetë ku ti je akuzuar e lënduar e tradhtuar e tmerruar për nje lavdatë të njerzve “shumë nuse t’mirë e kanë”?

A je gati të presësh të bëhesh pjesëtare e një familjeje ku pa marrë parasysh sa vite i ke kaluar me ta, për ty gjithmonë do thonë “është e huaja”…?

A janë gati tani ata që marrin nuse ta kuptojnë se nusja nuk është rob në shtëpinë tuaj siç i bëhet përhajr mikut “t’koftë përhajr robi”. Thuji “ndal” kësaj, se ne nuk jemi rob të robërve të Zotit, por se të gjithë i përkasim njësoj Zotit! Dhe ne meritojmë më shumë se kaq!

Autore: A.M.
supergrate.net

MUND TË JU PËLQEJNË