Është ndër këngëtaret më me zë dhe me ndikimin më të madh në showbiz.

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka bërë që me veprimet e saj të bëhen të gjithë të interesuar rreth saj, shkruan Kosovarja.

Për këtë nuk ka ndikuar aq shumë muzika, sa ka ndikuar jeta e saj private më saktësisht martesa e saj.

Jeta e saj ka rastisur të ndeshet me lloj lloj paragjykimesh, por për një moment të vogël artistja nuk i ka dëgjuar dhe nuk e ka kthyer kokën mbrapa për to.

Përkundrazi, ka vazhduar shumë e lumtur dhe e qetë pranë bashkëshortit, e tani edhe pranë djalit i cili e ka përmbushur Adelinën në të gjitha aspektet.

Se sa ka lumturi dhe gëzime Adelina në jetën e saj, këtë e kanë pasqyruar imazhet e saj që ka sjellë.

E përveç kësaj, ajo gjithmonë kujdeset që të sjellë pamje të saj më me stil dhe më të veçantat.

Aq shumë është e pasionuar pas tyre sa nganjëherë mezi njihet, ashtu edhe sikur këtë herë që nxjerri në dritë imazhet më të bukura, më të veçantat dhe më të rrallat. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË