Loredana Zefi dhe Mozzik dy javët e fundit kanë qenë kryeqendra në mediat rozë, e gjitha kjo për ndarjen e tyre.

Edhe pse dyshja ende nuk e kanë zyrtarizuar një gjë të tillë, ish çiftin më duket se nuk po i lidhë asgjë bashkë.

Mozzik ka një javë që është kthyer në Kosovë, duke iu rikthyer kështu dhe koncerteve këtu, ndërsa Loredana në anën tjetër argëtimin deri në orët e para të mëngjesit nuk po e ndalë.

Madje, as kunjat ndaj njëri-tjetrit këto ditë nuk kanë munguar, ndërsa Mozzik është ai i cili përmes postimeve linte të kuptohej se Loredana e ka tradhtuar atë.

“Unë jam i gjithi i mirë dhe i sjellshëm derisa të ngatërrohesh me besnikërinë time”, shkroi ai në një postim të bërë.

Ndonëse Mozzik kohë pas kohe po merret me të, duket sikur Loredana nuk po e vret aspak trurin për këtë pjesë.

E nga gjithë kjo, Loredana përfitoi mjaftueshëm nga historia me Mozzik?!

Reperja e rritur në Zvicër, falë Mozzikut u bë mjaft e njohur edhe në Kosovë, ku me dy bashkëpunime të tyre, bashkë me reperin u ftua edhe ajo në koncerte të ndryshme në Kosovë, gjatë kësaj vere, e ndërsa përfitimi i përbashkët është vajza e tyre e vogël, Hana.

Ndërsa dyshja tashmë kanë bërë publike dhe datat për koncertet nëpër Evropë gjatë vitit 2020, mirëpom nuk dihet nëse një gjë e tillë do të realizohet, pasi ende asnjëri nga ta nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.

MUND TË JU PËLQEJNË