Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Ryva Kajtazi sot shpalosi gjëra interesante nga jeta e saj private. Në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, Ryva u shpreh se tani që është nënë, aktivitetet e ndryshme i bënë para dite, derisa tha se prej orës 17:00 e tutje, deri në mëngjes qëndron me vajzën.

E pyetur se a është tip i natës, Ryva tha se më herët ka qenë, derisa nuk është bërë nënë.

Ryva gjatë bisedës tregoi se është xheloze pak ma shumë se burri i saj, Fidani.

Ajo tha se flasin shpesh në telefon me Fidanin, me ç’rast tha se ditën nuk e shqetëson, derisa frikën për burrin e ka gjatë natës, derisa të kthehet ai në shtëpi.

“Unë në mbrëmje e kom atë krizën”, tha këngëtarja ndër të tjera duke qeshur.

Ryva sot ekskluzivisht në RTV21 promovoi projektin “Santorini”.

Ryva me Fidanin është martuar në vitin 2014, ndërsa në vitin 2017 është bërë nënë për herë të parë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË