Learta Jakupi është emri që hyri në listën e nuseve më të përmendura në estradën shqiptare.

U njoh si reja e këngëtares së mirënjohur Shyhrete Behlulit, dhe nuk e pati shumë të lehtë të del pak nga hija e saj e të njihet vetëm si Leartë, shkruan Kosovarja.

Leartën të gjithë e kanë njohur dhe e kanë pranuar, sepse që nga fillimi është prezantuar si nuse e traditave shqiptare.

Që nga momenti që ka hyrë në shtëpinë e artistes, nuk ka ndalur së treguari se i do zakonet dhe i respekton pakusht.

Çdo herë duke ia plotësuar dëshirën më së shumti vjehrrës, e duke i ndërruar dimijat e dallamët në maksimum, dhe duke ia bërë zemrën mal çdo ditë e më shumë.

Por, sonte a ndodhi përsëri kështu, a e ka pëlqyer edhe këtë veshje të saj Shyhreti ,me këtë fustan të shkurtër, apo ende nuk e ka parë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË