Partnerët në bisedime, VV e LDK, kanë mbyllur takimin Kurti-Mustafa, si palë këmbëngulëse në kërkesat e tyre për presidentin dhe ndarjen e ministrive. Dhe, që nga dje nuk janë shënuar lëvizje drejt ndonjë zgjidhjeje, shkruan “Kosovarja”.

Qeveria e re duhet formuar sa më shpejt, konfirmon diplomacia ndërkombëtare. Por, gjatë dy ditëve, pas ndërprerjes së bisedimeve, në “kampin” e LDK-së kanë folur vetëm njerëzit periferikë të partisë, duke lënë të kuptohet se ka shpresa për arritjen e marrëveshjes.

Dallimet janë të thella, thonë në këto dy parti, e që në debatet e fundit janë ngritur tensione, në vend se të pajtohen për digastere të caktuara, e që VV-ja i konsideron “pronë” për reforma në drejtësi dhe MPB.

Bisedimet kanë ngecur në udhëkryq dhe pritet që ato të zhbllokohen në një takim mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Bruksel, ku, me siguri, edhe do të tejkalohet bllokada.

Tensionet janë ngritur pasi Glauk Konjufca deklaroi në “T7” se, nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në, mund të ketë palë të tjera ne bisedime.

Por, gjatë ditës së djeshme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se partia e tij do të qëndrojë në opozitë, duke qenë zëri i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sidoqoftë, partnerët që synojnë koalicion për qeveri të re, nuk pritet të gjejnë zgjidhje para se të ulen në Bruksel, ku ndërmjetësimi ndërkombëtar për formimin e qeverisë së re, do të vazhdojë sipas praktikës së deritanishme, që ka ndodhur me formimin e çdo qeveri të re në Kosovë. Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË