Për një vajzë, të kesh një motër më të vogël mund të jetë shumë argëtuese. Ju mund të flisni për shumë gjëra së bashku dhe të ndani rrobat e njëri-tjetrit. Po sikur të të thoshim se rrezikon të shtosh peshë vetëm sepse ke lindur para motrës tënde?

Duhet të bëjmë një studim më të thellë në këtë çështje për të kuptuar arsyet e mundshme pse një motër më e madhe mund të jetë mbipeshe vetëm për shkak të rendit të saj të lindjes.

Një studim i bërë me 13.406 palë motra suedeze të lindura në mes 1991 dhe 2009 ka konkluduar se fëmijët e parë të lindur kanë një indeks më të madh të masës trupore dhe ka më shumë gjasë të jenë në mbipeshë. Sipas studimit, motrat më të mëdha ishin pak më të lehta se motrat e tyre të vogla gjatë lindjes, por kur u rritën ato kishin një trashësi më të madhe prej 2.4%.

Për më tepër, ata zbuluan se motrat që kanë lindur më herët kanë 29% më shumë gjasë që të jenë mbipeshë se motrat e tyre më të reja.

Wayne Cutfield nga Instituti Liggins në Universitetin e Auckland thotë se enët e gjakut që furnizojnë fetusin me ushqim duket se janë pak më të hollë në rastet e shtatzënive të para. Si rezultat, ekziston një ulje e mundshme e furnizimit me lëndë ushqyese, duke bërë që individi të konsumoj më shumë yndyrë më vonë në jetë dhe të ketë insulinë që funksionon më pak në mënyrë efektive.

Një teori tjetër është kulturore. Dr Maria Peña, Drejtore e Qendrës për Menaxhimin e Peshës në Spitalin Lenox Hill në New York City, thotë se nënat kanë më shumë gjasë të ushqejnë më shumë foshnjat e tyre të para sesa ato të mëvonshme, në përpjekje për të siguruar një “peshë të shëndetshme”.

MUND TË JU PËLQEJNË