Për përgatitjen e kësaj torte të shijshme nevoitën dy orë kohë.
Përbërësit:
180 g biskota
100 g gjalpë
500 g miell
75 g çokollatë e errët
15 g kakao pluhur
100 g sheqer
200 ml qumësht
50 g miell misri
2 vezë
Përgatitja:
Në një enë grijmë biskotat duke i bërë pothuajse pluhur. Pastaj në një enë shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me biskotat e grira. Brumin e përgatitur me biskota dhe gjalpë e hedhim në një tavë me një diametër prej 22 cm dhe e fusim në frigorifer për 30 minuta. Në një tenxhere shkrijmë çokollatën e errët në zjarr të lehtë.
Në një enë hedhim miellin me sheqerin dhe i përziejmë me mikser derisa të marrim një krem të butë. Pastaj ia shtojmë qumështin, vezën, miellin e misrit dhe kakaon duke e përzier vazhdimisht.
Pastaj hedhim edhe çokollatë të shkrirë dhe përziejmë përbërësit mirë. Masën e përgatitur e hedhim në tavën që kemi vendosur në frigorifer dhe e fusim në furrë të piqet në temperaturë prej 170 gradësh për 50-60 minuta.
E lëmë të ftohet dhe sipër i hedhim një shtresë të hollë të çokollatës së shkrirë dhe e spërkasim me pak kakao pluhur. Shërbehet pasi është ftohur.