Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se 13 policë janë lënduar nga protesta e sotme.
AI përsërit thirrjen për distancimin nga aktet e dhunës.
“13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike. Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!”, shkruan Lleshaj.