Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
E bukur, mis, e përkushtuar ndaj familjes
Sapo ta shohësh lë përshtypjen e një imazhi që s’mund të krahasohet lehtë me dikë tjetër. Është nga ato femra që nuk mund të kalojë pa u vënë re, e, madje, edhe pa u komentuar për atë që i ka falë natyra: pamjen e mrekullueshme.
Por, kjo nuk është arsyeja e parë dhe e fundit pse Doruntinë Cikaj është në ballinën e Revistës sonë, “Kosovarja”. Kush është Doruntinë Cikaj? Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Faqja e 7-të
Vetëm kur rrëzohesh i sheh shokët e vërtetë!
“Shpinën ta kthejnë ata që s’kanë fytyrë!”, thoshte im plak.
Nëse nuk largohesh nga njerëzit e gabuar, kurrë s’do të takohesh me të duhurit…
Shpesh më bie në mend: E bëri një pikë të zezë në letër të bardhë dhe pyeti:
“Çfarë shihni?”.
“Një pikë të zezë”, u përgjigjën.
Faqja e 7-të nga Gani Dili, një këndvështrim tjetër, vetëm në “Kosovare”.
Një ditë në Malësinë e Gollakut
Bëj një natë gjumë dhe ikë kah ke ardhur!
Zakonisht, ata që udhëtojnë kanë përparësi ndaj atyre që rrinë e sodisin. Një udhëtim që bëra gjatë vikendit, skajeve të Gollakut e deri në kufi, ku edhe kalova një natë bashkë me banorët e paktë të fshatit Hajkobillë, ka elemente për një reportazh, madje të mirë. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Pasi i blenë unazën e fejesës njëri-tjetrit, zbulojnë se ishin vëlla e motër!
Ishin vëlla e motër, por nuk e dinin! U njohën një ditë në fakultet, u dashuruan dhe i blenë unazat e fejesës. Tek pastaj zbuluan se vajza, e që ishte e braktisur për më shumë se njëzet vjet, ishte motra e djalit që ishte rritur pa baba dhe se babai i tij ishte martuar në Gjermani, pas ndarjes nga bashkëshortja, e që ishte nëna e vajzës dhe e djalit D. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Si i “hëngri” gruaja sygjarpër 4 burra?
Pas vdekjes së burrit të parë, ajo i ‘hëngri” edhe 3 burra të tjerë. Si ndodhi ngjarja? Një histori intriguese e një gruaje fatale, e lexoni vetëm në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Deon Vuniqi, fenomeni i ri i muzikës
Zëri i tij po jehon fuqishëm, tashmë emri i tij njihet. Ai është fenomeni i ri i zbuluar që sapo nxjerr zë, menjëherë ngjallë emocione. Ky është Deon Vuniqi, nga Vërshevci i Lipjanit. Për talentin e ri, zërin e rrallë, lexoni në këtë numër të revistës “Kosovarja”.
Paramilitari më tha: Pse nuk je e virgjër?
“Nuk dëshiroj të flas për ngjarjen më të hidhur të jetës sime. Ndonjëherë nuk kam dëshirë të jem në mesin e të gjallëve. Por, pak njerëz e dinë se çka më ka ndodhur mua, më 22 prill 1999, thotë L., nga komuna e Shtimes. Si vijon historia rrëqethëse? Lexoni vetëm dhe ekskluzivisht në këtë numër të revistës “Kosovarja”.
Sa femra në Kosovë kryejnë marrëdhënie seksuale pa dëshirë?
16 milionë gra në rajonin e Evropës Juglindore, përfshirë edhe Kosovën, kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës, gjatë jetës së tyre nga mosha 15-vjeçare, janë të dhënat nga OSBE-ja. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Pse vajza ime nuk i do djemtë, por vajzat?
“Para disa muajsh më thirri një shoqe e vjetër dhe m’u ankua se kishte një problem serioz. Shoqja ime e dashur, me të cilën që nga vitet 80 ndajmë të mirën dhe të keqën dhe me të cilën në shkollë ishim shumë të afërta, këtë herë m’u ankua në vajzën e saj 18 vjeçe. “Mos qesh me mua, por vajza ime nuk interesohet për djem e as për dashuri! Si vijon historia? Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Në Kosovë 35000 vetë pinë drogë!
Mosha mesatare e përdoruesve të drogës në Kosovë janë të rinj, nga mosha 16 deri në 21 vjeç. Llogaritet se në nivel vendi janë 35 mijë përdorues që pinë drogë! Sidoqoftë, përdorimi i substancave narkotike është shndërruar në fenomen në Kosovë. E, këtë e kanë vërejtur edhe në Institucionin e Avokatit të Popullit. Sipas Hilmi Jasharit, mosha mesatare e përdoruesve të drogave ka rënë në mënyrë drastike. Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Tuna e “mbyti” zogun!
Altuna Sejdiu-Tuna ia ka dalë suksesshëm të jetë ajo që ka dashur gjithmonë: unike, e jashtëzakonshme, fatale. Si e mbyti Tuna zogun? Lexojeni vetëm në këtë numër të “Kosovares”.
10 gjërat e Gilit
Është nga ato këngëtare që nuk harrohen, nuk mungojnë, ende adhurohet me të njëjtin intensitet nga publiku. Gili ka një rrjet të gjerë fansash në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e në Diasporë, ku e dëgjojnë dhe e duartrokasin fort. Ajo mbetët e kohës dhe tingëllon bukur, si një herë e një kohë. Gili nuk i frikësohet konkurrencës, sepse është Gil. Në “Kosovare” 10 gjërat e saj… Për më shumë, lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
Prezantuesit kosovarë tregojnë momentet e sikletshme
Të punosh në televizion është kënaqësi dhe sfidë, njëkohësisht, pasi përgjegjësia duhet të jetë e madhe, sepse je para një audience që të ndjekë me vëmendje. Dhe, shikuesit mezi presin të gjejnë ndonjë gafë për ta komentuar më pas gjerë e gjatë.
Përgjithësisht, prezantuesit mundohen t’i fshehin lapsuset, por jo edhe këtë herë, jo edhe në “Kosovare”. Lexoni të pa thënat në këtë numër.