Roberti së fundmi vetën e ka sfiduar edhe në vallëzim.

Këngëtari i mirënjohur, Robert Berisha karrierën e nisi si muzicient, por më vonë dëshmoi aftësitë e tij vokale.

Roberti ishte mjaft aktiv sa i përket këngëve, të cilat u pritën mirë nga publiku, shkruan rtv21.tv

Por, Roberti së fundmi vetën e ka sfiduar edhe në vallëzim, ai është duke marrë pjesë në garën më të madhe të vallëzimit “Dance With Me”, i cili mbahet ne Tiranë.

Roberti në këtë garë për partnere ka moderatoren e njohur të sportit, Leila Kraja ku për publikun shqiptar ata çdo javë sjellin vallëzime të ndryshme.

Disa javë më parë vet Roberti gjatë një interviste është shprehur se ai Norës ia kishte lënë një porosi që mos ta shihte atë gjatë spektaklit.

Si duket Roberti paska pasur të drejtë! Mbrëmë pak para se të fillonte spektakli, Roberti bashkë me Leilën janë parë në një video, teksa Roberti e puth moderatoren në qafë.

Përveç puthjes vëmendje morën edhe fjalët që ia tha Roberti Leilës.

“E paske gjakun me sheqer, shko tek doktori”, këto fjalë u dëgjuan nga Roberti që ia tha Leilas.

 

MUND TË JU PËLQEJNË