Bebe Rexha ka disa fjalë për Trumpin, publikisht.
Nëpërmjet disa postimeve në Twitter, këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka njoftuar se një mik i një miku të saj ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus.
“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem|, ka shkruar Bebe e cila ka disa fjalë për Trump.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha.
“Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.