Muhamet Sejdiu është këngëtar i njohur i muzikës popullore, prej shumë vitesh i angazhuar në dasma e ahengje, ku thuhet se e ndez atmosferën.

Muhamet Sejdiu nga fshati Nivokaz i Gjakovës, rrjedh nga një familje e madhe dhe e njohur e asaj ane, shkruan “Kosovarja”.

 

Sejdiu, po jetonte mes Gjermanisë dhe Kosovës, ndërkohë që aktivitetin muzikor e shtrinte gjjthëandej nëpër Evropë, ku ishte mjaftë i kërkuar nga bashkatdhetarët.

Siç u kuptua, këngëtari i mirënjohur dhe bashkëshortja e tij janë prekur nga virusi Covid 19-të. Vetë këngëtari e ka konfirmuar lajmin e lëshuar në media.

Marrim vesh se çifti janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ne, iu urojmë shërim sa më të shpejtë./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË