Për të jetuar mirë dhe sa më gjatë, dihet që jetesa është ajo që ka më shumë rëndësi. Kur flasim për stilin e jetës, përveç të ushqyerit mirë nënkuptojmë edhe stërvitjen gjatë ditës, vendosen e një serie të tërë zakonesh të shëndetshme, siç është, për shembull, ajo e të fjeturit herët dhe të zgjoheni brenda një kohe të caktuar.

Të shkosh për të fjetur vonë dhe të zgjohesh vonë në mëngjes është në të vërtetë e dëmshme për trupin, deri në atë pikë sa çon në rritjen e rrezikut për të hasur disa sëmundje me kalimin e kohës. Për më tepër, të shkoni vonë në shtrat, ju bën që të krijoni dhe shtresa dhjami.

Ja pse të shkosh në shtrat vonë, ju bën të shtoni në peshë

Hulumtimi i kryer nga Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien në Helsinski ka zbuluar se të shkosh në shtrat vonë, të bën të shtosh në peshë. Studimi që nxori këtë shifër u krye në pothuajse 2000 finlandezë me moshë nga 25 deri në 74 vjeç. Nga analizimi i të dhënave rezultoni se ata që shtuan më lehtë në peshë ishin ata që shkuan në shtrat vonë dhe që po ashtu u ngritën vonë në mëngjes.

Studimi krahasoi ata që shkuan në shtrat herët me ata që shkuan vonë dhe zbuluan se ata që zakonisht shkojnë për të fjetur vonë, priren të hanë një mëngjes të dobët duke ngrënë ushqime që janë më të ngarkuara me sheqer dhe yndyrë në vaktet pasuese. Përveç kësaj, darka gjithashtu ka tendencë të jetë më e dobët dhe është më e lehtë të hani mini vakte të tjera para se të shkoni në shtrat.

Ata që shkojnë në shtrat herët kanë tendencë të hanë një darkë më të lehtë dhe ta fillojnë ditën me një mëngjes të mirë dhe të shkëlqyeshëm për të shpejtuar metabolizmin. Për më tepër, ata që zgjohen herët kanë më shumë të ngjarë të ushtrohen dhe të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme. Kjo mënyrë jetese përveç ndryshimit në masën trupore, sjell ndryshime edhe në kushtet shëndetësore.

Në fakt, duket se ata që shkojnë për të fjetur vonë, rrezikojnë të sëmuren më lehtë nga diabeti ose sëmundjet që kanë të bëjnë me zemrën. Kjo ndodh shpesh për shkak të mbipeshës ose të ushqyerjes me ushqime të dëmshme për trupin.

Pra, të shkosh për të fjetur vonë është një zakon që duhet të zhduket ose të paktën të zvogëlohet dhe e gjitha kjo për t’u siguruar që organizmi të shijojë të gjitha përfitimet që jep një gjumë qetësues dhe një zgjim i bërë në kohë, gjë e cila të mundëson jo vetëm sportin, por edhe për një mëngjes të shëndetshëm dhe të bollshëm, ideal për ta filluar ditën ashtu si duhet.

MUND TË JU PËLQEJNË