Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri është njëra ndër femrat më të komentuara në fushën e showbizit.
Adelina po jeton një jetë luksoze dhe të lumtur që po e shijon mjaftueshëm me bashkëshortin e saj avokatin Serjozha Markov dhe djalin e tyre shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse ka marrë kritika nga më të ndryshmet për shkak të nacionalitetit dhe moshës që ka bashkëshorti i saj, Adelina ka vendosur të degjojë rrugën e zemrës.
Ajo nuk heziton të postoj fotografi përkrah bashkëshortit, duke bërë të ditur se janë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Edhe në foton e fundit mori vëmendjën, ku ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit.
Kujtojmë që çifti në fjalë janë bërë prindër për herë të parë në gusht të vitit 2018. /Kosovarja/