Në listën e femrave që nuk i janë nënshtruar operacioneve plastike, e të cilat mund ti numërojmë në gishta është edhe Edona Llalloshi.

Këngëtarja prishtinase nuk i ka preferuar asnjëherë këto ndryshime drastike në pamjen e saj, ajo ka pëlqyer të qëndrojë një bukuri siç e ka falur Zoti, shkruan “Kosovarja”.

Ajo po vazhdon ta ngarkojë me suksese të panumërta bagazhin e karrierës së saj.

Këngët e saja çdo herë janë shndërruar në hite, ku janë pëlqyer nga një masë e gjerë e që e kanë bërë një zë mjaft të kërkuar gjithandej ku ka shqiptarë.

Publiku çdo herë kërkon me ngulm zërin e saj të artë, që së fundi i magjepsi me këndimin live të këngës së famshme “Hajredin Pasha”.

Iu lëmë të kënaqeni me këtë këndim magjik të Edonës./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË