Të gjithë dëshirojnë të kalojnë një natë të mirë me shoqëri, madje edhe gratë duhet ta bëjnë më shpesh.

Kjo jo vetëm që do i bëjë ato më të lumtura dhe më të kënaqura, por edhe më të shëndetshme.

Sipas një hulumtimi i bërë në Universitetin e Oksofrdit, ata kanë zbuluar hapat që çdo grua duhet të i ndje në mënyrë që të arrijë lumturinë në çdo aspekt të jetës, dhe po ashtu të përmirësojë shëndetin.

Në mënyrë që të arrihet kjo një grua duhet të ndjehet e lirë të dal me shoqet e saj të paktën dy herë në javë, raporton “Natural Soulution Magazine”.

Lideri i këtij hulumtimi Robin Dunbar, po ashtu edhe një psikolog, raportoi se mirëqenia e një grua dhe shëndeti i saj janë të përmirësuara kur ajo del me shoqet e saja dy herë në javë dhe i bëjnë gjërat që ato i bëjnë.

Këto të quajtura ‘gjëra’ janë të flasin për ‘armiqët’ e tyre, të pinë verë të mirë dhe të bëjnë thashetheme. Duke i bërë këto gjëra, gratë qeshin së bashku, ato shoqërohen dhe i pinë dy apo edhe më shumë gota verë apo edhe pije tjera të preferuara.

Përfitimet shëndetësore që një grua mund të i përfitoj nga këto takime të vogla janë, rritje të bujarisë, përmirësim më të shpejtë nëse kanë ndonjë sëmundje, ulje të nivelit të ankthit, dhe një sistem më të fortë imunitar.

Kjo vlen për të dyja gjinitë, të kaloni kohë me familjarët dhe me personat më të dashur shoqërinë etj, ndikon edhe në shëndetin fizik dhe psikik.

Ne me kohë bëhemi më të zënë me punë, dhe ne ndjejmë nevojën të kalojmë kohë me shoqërinë. E sidomos gratë të cilat përveç punës duhet edhe të kujdesen për familjen dhe gjëra të tjera edhe nëse kanë ndihmë nga bashkëshorti apo dikush tjetër.

Gratë mund të jenë të kënaqura me këtë jetë mirëpo, çdo kush ka nevojë të largohet nga një dinamikë e jetës dhe të i ‘harrojë’ disa gjëra dhe të kujdeset për vetën, apo vetëm të takohet me shoqe të qeshin dhe të flasin së bashku.

MUND TË JU PËLQEJNË