Ai është njëri nga aktorët më të pëlqyer në vendin tonë, ku deri më tani ka qenë mjaft i angazhuar me role të ndryshme si në seriale e po ashtu edhe në shfaqje teatrale.
Fjala është për Fatmir Spahiun, i cili është tejet aktiv edhe në rrjete sociale, teksa herë pas here bën statuse dedikuar gjendjes në Kosovë.
Meqë jemi në prag të zgjedhjeve 2019, një të tillë e ka bërë së fundmi, duke ironizuar me politikanët rreth asaj dite.
“Miq, Pas 7 dite është 6 Tetori 2019.
Pas dite 7 dite eshte dita eshte dita e se vertetes!
Pas 7 dite ti do ta tregosh veten.
Pas 7 dite ti do te ballafaqohesh me “ta bëje ose mos ta bëjë”
Pas 7 dite do ta bësh vet ose do ta ndash me të tjerët!
Pas 7 dite do të mbushesh plot!
Me 6 TETOR dheze skarën.
Knaqe shpirtin tënd”, ka shkruar Fatmir Spahiu në një status të tij në rrjetin social, Facebook.