Ashtu si gjinia mashkullore, edhe femrat kanë dëshira të veçanta nën çarçafë. Në realitet, gratë kanë disa fantazira erotike mjaft të zakonshme: le t’i zbulojmë të gjitha!

Marrëdhënia me një të huaj– Emocioni për të lënë takim me një person për të cilin nuk dini asgjë, aventura e një nate që nuk do të përsëritet kurrë…Shumë gra ëndërrojnë të shkojnë në shtrat me një të huaj. Arsyeja? Kapja pas kësaj fantazie me një të huaj e bën më të lehtë dëshirën erotike, sepse ti qëndron pranë një njeriu që nuk e njeh dhe për këtë arsye nuk mund të të gjykojë.

Mbizotëruese në marrëdhënie – Mbi të gjitha, gratë që kontrollojnë gjithçka në jetë, shpesh ëndërrojnë diçka të ngjashme edhe në dhomën e gjumit, duke ia kaluar burrit skeptrin e fuqisë.

Dominimi – Ky detaj mund të dëshmojë se është një afrodiziak i fuqishëm në çift, si kur gruaja është në komandë ashtu edhe kur është burri. Ka shumë gra që duan të shohin burrin e tyre në mesin e çarçafëve duke ekzekutuar urdhrat e tyre dhe duke bërë gjithçka për t’i kënaqur ato.

Të bësh marrëdhënie jashtë – Një nga fantazitë më të zakonshme është padyshim marrëdhënia në natyrë. Frika nga zbulimi, marrëdhënia që konsumohet shpejt, me aq shumë pasion dhe ideja për të bërë diçka të ndaluar janë të gjithë elementët që kontribuojnë në nxitjen e eksitimit.

Të bësh marrëdhënie me një person të fuqishëm – Profesori, shefi apo menaxheri, ndryshon pak. Burrat e pushtetshëm kanë një magjepsje të madhe dhe në mesin e fantazive erotike të grave ekziston edhe ajo e të bërit dashuri me dikë shumë të fuqishëm dhe me pushtet.

MUND TË JU PËLQEJNË