40-50 për qind e çifteve të martuara në SHBA vendosin të heqin dorë nga martesa dhe të divorcohen.

Shumica e njerëzve mendojnë se diçka e tillë nuk do të ndodhë me ta, mirëpo nuk mjafton vetëm ideja. Gjithmonë është më mirë të punoni për marrëdhëniet tuaja së bashku dhe asnjëhërë të mos hiqni dorë nga dashuria që keni për njëri-tjetrin.

Një martesë mund të qëndrojë e lumtur nëse shmangni argumentet dhe keqkuptimet.

Mirëpo, lumturia e cilit ka më shumë “rëndësi” në një marrëdhënie?

Sipas një studimi të kryer së fundmi, sa më e kënaqur të jetë një grua, aq më i lumtur është një bashkëshort në jetën e tij. “Truku” përfshin psikologjinë e një gruaje. Gratë kanë tendencët të bëjnë gjithnjë e më shumë për partnerin e tyre nëse martesa është e suksesshme dhe ka një efekt pozitiv në jetën e burrit.

394 çifte u analizuan dhe mesatarisht, ata ishin martuar për 39 vjet. Dhe ja ku ndodhën disa gjëra interesante! Në përgjithësi, ata e vlerësuan kënaqësinë e tyre të jetës si të lartë: duke i dhënë asaj 5 nga 6 pikë.

Ajo që është më e habitshme është që vlerësimet e burrave për martesën ishin më pozitive se gratë e tyre! Një grua e lumtur thjesht e bën një burrë edhe më të lumtur!

Dhe ka një gjetje më interesante! Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se gratë bëhen më pak të lumtura nëse bashkëshortët e tyre sëmuren. Në të njëjtën kohë, niveli i lumturisë së burrave nuk ndryshon kur gratë e tyre sëmuren. Shpjegimi është i thjeshtë!

Gruaja gjithmonë kujdeset për burrin nëse ndihet keq. Dhe kjo mund të jetë me të vërtetë stresuese për gratë. Por nëse gruaja sëmuret, ajo mbështetet në vajzën e saj – nëse e ka një të tillë, kështu që burri nuk do të pësojë të njëjtin stres.

MUND TË JU PËLQEJNË