Kaltrina Mikushnica konsiderohet si fytyra më tërheqëse në trojet shqiptare.

Moderatore e njohur, e ndjekur, e shkëlqyeshme, e zonja dhe mbi të gjitha me një bukuri të magjishme po di si ti mbajë afër fansat, ani pse janë bërë muaj që është larg ekranit, shkruan Kosovarja.

Ndonëse e angazhuar rreth familjes, fëmijëve, Kaltrina ka gjetur pikën se si ti godasë publikun, që mos ta harrojnë dhe të jetë e freskët në mendjet e tyre sikur në paraqitjen e saj të parë.

Janë fotografitë dhe thëniet e bukuroshes shqiptare, të cilat po i tërheqin publikun, për një përcjellje të vazhdueshme karshi saj, ku aq fotografi të mira sjell sa me nderthurjen e thënieve të saj bën që të triumfojë e para edhe kur nuk është aktive në televizion.

Shpesh ndodhë që postimet e saj ti ndërlidhë me ngjarjet aktuale, të cilat jo rrallë gjenden tek shoqëria jonë. Meqë është kështu, shkrimi i sotëm i saj ishte ky “ E keshmja në silent kuptohet, mos po ma shkrujn policia naj gjobë”.

A thua të jetë e frikësuar kaq shumë prej tyre, sa rasti i fundit që ndodhi në lidhje me vajzën për të qeshurën e saj ti këtë ndikuar aq shumë në emocione. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË