Është emër shumë i njohur.

Baby G është emër që i ka munguar skenës muzikore kohëve të fundit.

Baby G ka kohë që ka paralajmëruar një duet me të dashurin e tij Lim Hotin, por një gjë e tillë ende nuk është realizuar, shkruan lajmi.net.

Gordana që nga dhjetori i vitit të kaluar nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, e fundit titullohet ‘It’s Me’. Por tani me një video të ndarë në Instagram reperja ka bërë të ditur se ka risi.

Në videon ku artistja shihet teksa bën xhiro në qytetin e Birmingham ndan disa minuta për të informuar fansat e saj se shumë shpejtë do sjell diçka të re. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË