Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Eurovision i cili do të mbahet në muajin maj.

Pos Jonidës, përmes rrjeteve sociale është bërë e ditur se edhe një këngëtare me prejardhje shqiptare do të përformojë në natën finale.

Eleni Foureira, do të jetë ajo, e cila vitin e kaluar kishte përfaqësuar Greqinë dhe kishte zënë vendin e dytë në këtë festival me këngën ‘Fuego’.

“Jam shumë e nderuar dhe e lumtur të ju njoftoj që do të perfomoj në natën finale të “Eurovision”. Mezi pres të risjell kujtimet e vitit të kaluar. Falemindrit “Eurovision Song Contest” që më ftuan. Shihemi në Tel Aviv”, ka shkruajtur ajo në Instagram.

Suksesi nga ky festival i ka hapur shumë rrugë këngëtares, e cila së fundmi po shijon projektin e fundit me reperin e njohur ndërkombëtar Snoop Dog. /gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË