Aktori i mirënjohur i humorit, Bes Kallaku do të sjellë së shpejti produksionin e tij të parë filmik.

Filmi do të jetë me metrazh të gjatë dhe ky është i vetmi detaj që dimë brenda produksionit.

Pak ditë më parë, mësuam se Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca do të jenë dy prej aktorëve të kastit dhe lajmi mori dhenë.

Indeksonline ka mësuar se kasti i aktorëve nuk do të përfshijë vetëm emra njëra anë e kufirit, por edhe nga ana tjetër e kufirit.

Pjesë e kastit do të jetë edhe aktori i njohur i Stupcave, Mansur Sefqiu.

Mentori është një prej aktorëve më të njohur dhe vlerësuar në Kosovë, i cili numëron disa role në filma dhe seriale kinematografike.

Në vitin 2013, Sefqiu luajti rolin e taksistit në “The Tailor”, në 2016-ën u bë pjesë e filmit me metrazh të shkurtër, “A Performance”,

Nga ana tjetër, Mansuri u shfaq në serialin “Skanderbeg” në vitin 2017 dhe më pas në disa filma të tjerë me metrazhe të shkurtër.

Nuk ka akoma një informacion për rolin e Mensurit në filmin e Bes Kallakut, por diversiteti i kastit të aktorëve është, përveçse për t’u duartrokitur, por edhe premtues.

Deri sa të arrijmë te premiera, nuk na mbetet asgjë për të bërë veçse të presim./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË