DASHI
Njerëzit Dash janë intensivë dhe të zjarrtë në intimitet. Një Dash nuk ka frikë të rrezikojë dhe ka vullnet të admirueshëm. Kjo shenjë pëlqen edhe lojën e joshjes dhe di shumë mirë si të provokojë. Nuk i pëlqejnë hyrjet egjata, preferon të shkojë menjëherë tek pika kryesore dhe të dominojë. Shkon me këto shenja: Dash, Binjakë, Luan, Akrep dhe Shigjetar.

DEMI
Për këtë shenjë, të shkojë në shtrat me dikë është zgjatim i dashurisë. Janë romantikë, të dashur dhe vlerësojnë sigurinë kur bëjnë dashuri. Nuk nxitojnë dhe duan që gjithçka të kryhet mirë. Shkon me këto shenja: Dem, Virgjëreshë, Peshore dhe Bricjap.

BINJAKËT
I pëlqen të vërë në lojë dhe të joshë njeriun që dashuron. Nëse partneri i përgjigjet përkëdhelive, eksitohet më shumë. Binjakët kanë nevojë për stimuj nga partneri dhe ambient, ose mund të humbasin papritur interesin. Shkon me këto shenja: Binjakët, Peshore, Shigjetar, Bricjap dhe Ujor.

GAFORRJA
Dashuria është më mirë kur ka bashkëpunim mesa partnerëve. Gaforrja nuk është një dashnor i lehtë, duhet të deshifrohet për të kuptuar se çfarë i pëlqen nën çarçafë. Shkon me këto shenja: Gaforre, Peshore, Akrep, Ujor dhe Peshqit.

LUANI
Të lindurit e kësaj shenje janë drithërues dhe e lënë veten totalisht në momente kënaqësie. Luanëve u pëlqen të tërheqin vëmendjen, edhe nën çarçafë, ndaj kanë kënaqësi ndaj pëshpëritjeve, fjalëve dhe ulërimave, do të ndërmarrë të gjitha iniciativat në shtrat dhe të joshë. Shkon me këto shenja: Dash, Dem, Luan, Shigjetar dhe Ujor.

VIRGJËRESHA
Je ankthioz për të guxuar dhe për të shijuar aventurën, por në të njëjtën kohë je modest dhe kontrollon veten. Je një dashnor/e shumë i/e dedikuar që i pëlqen të ofrojë më të mirën. Shkon me këto shenja:

Dash, Dem, Virgjëreshë, Bricjap dhe Ujor.

PESHORJA
Për të patur kënaqësi të plotë në shtrat, kjo shenjë duhet të jetë e dashuruar nga partneri. Vetëm atëherë do dorëzohesh me trup dhe shpirt. Di të eksplorojë çdo cep të trupit të një gruaje. Shkon me këto shenja:

Dash, Dem, Binjakët, Peshore dhe Ujor.

AKREPI
I shijon momentet intime me intensitet dhe beson se gjithçka lejohet nëse çifti është në qejf. Di të udhëheqë partnerin në delir dhe ka reputacion si dominues/e. Është shenjë provokuese, e pushtetshme, e thellë dhe di si të çmendë partnerin/en. Shkon me këto shenja: Dash, Binjakët, Gaforre, Akrep dhe Peshqit

SHIGJETARI
Nuk pëlqen rutinën, ndaj mos prit një marrëdhënie normale me këtë shenjë. Krijues dhe aventurier, do të përjetojë eksperienca të ndryshme. I pëlqen të shohë që partneri/ja po ndjen kënaqësi. Shkon me këto shenja: Dash, Gaforre, Luan, Akrep dhe Shigjetar.

BRICJAPI
Dashuria bazohet në ndjenja dhe besim. Kur janë këta elementë në një lidhje, Bricjapi nuk çensurohet. Duhet kohë për të qenë i/e shpenguar, por kur e bën, çliron të gjitha ndjenjat. Shkon me këto shenja: Demi, Luan, Virgjëresha, Bricjap dhe Peshqit.

UJORI
Admiron të ndjejë gjëra të reja dhe nëse partneri është dakord, nuk ka limite për kënaqësinë. Nuk ka një moment të duhur, momenti i duhur është kur ka dëshirë. Me këtë shenjë nuk ka monotoni, në shtrat gjithçka shkon mirë për të. Shkon me këto shenja: Binjakët, Virgjëreshë, Peshore, Akrep dhe Ujor.

PESHQIT
Për këtë shenjë nuk ka një anë erotike pa dashuri. Kur dorëzohesh, përdor imagjinatën për të vënë në praktikë fantazitë e tua. Është i/e ndjeshëm/e dhe mund të realizojë fantazitë e tua në mënyrën më elegante të mundshme. Shkon me këto shenja: Gaforre, Peshore, Akrep, Shigjetar dhe Peshqit.

MUND TË JU PËLQEJNË