Marina Vjollca duket me shumë stil.

Moderatorja shqiptare, Marina Vjollca e ka dëshmuar edhe njëherë se ka stil në përzgjedhjen e veshjes.

Ajo në Instagram e ka publikuar një imazh në të cilin shihet e veshur me ngjyrë të zezë, kapelë në kokë e syze të cilat e bënin të dukej akoma më e veçantë.

Marina, pas një pauze të shkurtër u rikthye sërish me emisionin e saj i cili duket se i ka nisur mbarë, e gjithë kjo bazuar në komentet pozitive dhe duartrokitjet që po merr.

Ndryshe ajo është bashkëshortja e Getoar Selimit dhe çifti vazhdojnë që jetën e tyre ta mbajnë sa më larg mediave, duke e ruajtur kështu me shumë xhelozi./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË