Kaq shumë ka ndryshuar Zanfina

Njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Zanfina Ismaili, u bë pjesë e skenës muzikore qysh kur ishte fëmijë.

Në adoleshencë filloi të këndojë këngë për të rritur. Atë botë njihej si motra e vogël e këngëtares, Adelina Ismaili.

Por, me kalimin e kohës Zanfina bëri karrierë dhe e krijoi identitetin e vet skenik, tanimë jo si motra e Adelinës, por si Zanfina Ismaili. Artistja jo rrallë u komentua edhe për pamjen e saj. Për të u përfol se ka pasur ndërhyrje kirurgjike dhe këtë e pranoi edhe ajo.

Ndryshimin e saj ndër vite e dëshmojnë edhe fotografitë e shumta që qarkullojnë online.





MUND TË JU PËLQEJNË