Një ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të komentuar të showbizit shqiptarë janë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Dyshja janë shumë aktiv në rrjetet sociale me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e tyre. Së fundmi, Besi ka publikuar në Instagram një video të kapur rastësisht nga dikush në rrugë.

Në video shihet Xhensila teksa i shmanget një qeni të vogël që i kalon pranë. “Vdiqaaaaaaaaaa hahahahahaaha, boft hajer kush e ka filmu, edhe pse fshehurazi, kjo tregon se Xhensilën e le zemra sapo dëgjon të lehurën e një qeni”, ka shkruar Bes Kallaku në Instagram.

Ndryshe, Xhensila dhe Besi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të vitit të 2017, ndërsa në korrik të vitit 2018 martesa e tyre është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË