Xhentilesa ekziston edhe në realitet, jo vetëm në filma e libra. E kur flasim për njerëzit xhentelmen, shumica i nënkuptojnë meshkujt.

Hapja e derës së makinës, veshja e palltos, e shumë ‘përparësi’ të tjera i gëzojnë femrat që kanë të dashurin/bashkëshortin xhentelmen, shkruan “Kosovarja”.

Në fakt gratë janë xhentelmene tërë jetën, kurse burrat për raste të caktuara, kjo për faktin se roli i gruas në familje është i shumfishtë andaj edhe xhentilesa është më e madhe.

Së fundi është këngëtarja e këndshme nga Shqipëria Xhensila Myrtezaj është ajo e cila është treguar xhentelmene me surprizën që i ka bërë bashkëshortit të saj Bes Kallakut.

Çifti i njohur kanë festuar përvjetorin e dytë të martesës. E me këtë rast Xhensila ka organizuar një ambient të bukur në qiell të hapur.

Nga videot që ka ndarë në Instagram ajo dëgjohet duke thënë se jo vetëm meshkujt dijnë të bëjnë surpriza, ndërkohë që Besi mbetet i befasuar nga gjithë ato përgaditje të mrekullueshme që i ka bërë bashkëshortja.

E këto çaste të bukura pranë njëri tjetrit i ndanë me gjithë ndjekësit që i përcjellin aktivitetet e tyre në rrjetet sociale.

Ata para dy vjetësh më 1 i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesën. Më pas u bënë prindër të vajzës së tyre Ajkës, e cila u solli shumë lumturi./Kosovarja/



 

MUND TË JU PËLQEJNË