Përveç kryeministrit Kurti, edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi sot ka evituar përshëndetjen me duar si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Dumoshi ka thënë se me ambasadorin italian kanë diskutuar për sport e kulturë.

Ajo ka thënë se përshëndetja me bërryla përçon një mesazh vetëdijësues për koronavirusin.

Postimi i ministres Dumoshi dhe fotografia nga përshëndetja:

Sot pata takim me Ambasadorin Italian me të cilin diskutuam për sport dhe kulturë, fusha këto që vendet tona kanë mundësi të mëdha bashkëpunimi. Këtë takim po ashtu e shfrytëzuam për një mesazh vetëdijesues lidhur me #COVID19 #Coronavirus, duke mos u përshëndetur për dore, por nga distanca.

MUND TË JU PËLQEJNË