Edhe pse gratë duhet të jenë përkrahëse sa më shumë të njëra-tjetrës, që ato të fuqizohen edhe më shumë në shoqëri, jo rrallë here ndodh që ato të fyhen mes vete.

Kështu ka ndodhur së fundmi, ku një qytetare pa fije turpi ka përdorë gjuhë tejet fyese ndaj ministres në detyrë të Kulturës, Vlora Dumoshi.

Qytetarja i ka kujtuar Dumoshit asaj martesën e dështuar, ndërsa i ka thënë se “Ende nuk e ke kuptuar se burri të ka lënë për tjetrën”.
“Është trup me u ofendu nga e vërteta…. Ti as e meçme nuk ishe zonja Ministre… ende inteligjenca jote nuk e kish pranu që burri të ka lënë për tjetrën.. po besoj qe ende je tu e pritë… kjo tregon shumë për karakterin dhe largpamësinë tënde. Për do do ministra si ti mirë që ra qeveria.. se nuk e keni pa me sy mo atë pozite.. Go and sleep please..”, i ka shkruar qytetarja në Facebook.

Ministrja në detyrë Dumoshi i është kundërpërgjigjur qytetares duke i thënë se i vije turp për nivelin e saj dhe se edhe ajo, nesër mundesh me qenë pjesë e historive të dhimbshme.

“E nderuar, më vie keq për nivelin e një femre të tillë, është TURP, një mendje e ndritur femre të shkatërron karakterin e saj me një retorik të pabazë. Edhe ti, nesër mundesh me qenë pjesë e historive të dhimbshme. Menquria dhe intelegjenca e imja më e madhe, janë dy fëmijët e mi Rroni dhe Rrapi, trashëgëmia më e pasur e jetës sime, që mbulon çdo histori duke shtjelluar çdo ditë të lumtur të jetës sime. E sa i përket punes sime si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vlerëson dikush tjetër, merre me qetësi sepse për nga mosha je e re, dhe çdo ditë mëson nga pak. Mbetsh mirë!”, i është kundërpërgjigjur Dumoshi.

MUND TË JU PËLQEJNË