Këngëtarja e muzikës popullore Vjollca Haxhiu ka një karrierë të sukseshme, që ka arritur falë zërit të mrekullueshëm.

Publiku shqiptarë ka një simpati të veçantë për të, duke e bërë njërën nga këngëtaret më të kërkuara për ahengjet familjare, shkruan “Kosovarja”.

Kurse suksesin më të madh, ajo po vazhdon ta gëzojë falë bashkëpunimit me këngëtarin e mirënjohur Medën.

Kanë realizuar projekte të ndryshme bashkë, të cilat janë nga më të dëgjuarat.

Ata shfaqen bashkë në ahengje e ndeja të ndryshme muzikore, si në vend ashtu edhe në diasporë.

Përveç me Meden, këngëtarja Haxhiu ka një shoqëri shumë të mirë edhe me gruan e Medës, Luljetën.

Ato shpesh i shohim bashkë, madje duken të pandashme. Në secilën ngjarje muzikore që ka Meda me Vjollcën, prezente është edhe Lulja.

Kjo ka bërë që ato të bëhen shoqe shumë të mira, duke kaluar kohë edhe duke u argëtuar edhe në raste të tjera.

Lulja, ka kohë që po fiton vëmendje të madhe të shtypit rozë. Me elegancën dhe sharmin e saj arritit të bëhet emër i përfolur.

Ajo duket shumë e hapur dhe e afërt me të gjithë kolegët e Medës sidomos me Vjollca Haxhiun.

Në fotografitë që ndajnë bashkë, ato duket jo vetëm si shoqe po sikur dy motra a kunata.

Këto janë disa nga momentet që ato i kanë ndarë bashkë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË