Shkencëtarët kanë gjetur atë që pretendojnë të jenë vizatimi më i hershëm i njeriut në Afrikën e Jugut.

Vizatimi është i bërë nga ngjyra e quajtur okër me shkumës dhe u zbulua në Blombos Cave, e cila ndodhet 300 kilometra në perëndim të Cape Town.

Ky vizatim i rrallë vlerësohet se është i vjetër rreth 73 mijë vite.

Rezultatet e zbulimit u botuan në revistën Nature nga hulumtuesit nga Evropa dhe Afrika e Jugut, duke përfshirë Francesco d’Errico, Karen L. van Niekerk, Laure Dayet, Alain Queffelec dhe Luca Pollarolo.

 

MUND TË JU PËLQEJNË