Elita Rudi është një ndër prezantueset më të njohura dhe të më bukura të vendit tonë.

Tash e një kohë është në pritjen më të ëmbël të jetës së saj, e cila po e shijon çdo moment të jetës së saj, shkruan Kosovarja.

Para disa ditëve ajo ka udhëtuar me vjehrrën e saj drejt Austrisë, dhe ende ndodhen atje, pasi që vendosën të festojnë natën e Vitit të Ri.

Vend ky përallor, e që Elita e zbukuroi ende më shumë me pamjen e saj.

Ajo mbrëmë u shfaq e veshur në një fustan të gjatë e zi, dukja e së cilës la shumë për të dëshiruar.

Elita bashkë me vjehrrën si duket po kalojnë mjaft bukur atje, ku përmes imazheve të ndryshme apo po shfaqen gjithnjë e më të lumtura, pranë njëra tjetrës.

Për t’iu bindur fjalëve tona, mund ti shihni fotografitë më poshtë, të cilat flasin më shumë se gjithçka. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË