Pas një pauze të konsiderueshme në muzikë, më në fund është kthyer Violetë Kukaj, këngëtarja e mirënjohur e pronarja e shumë hiteve, shkruan “Kosovarja”.

E gjithë karriera e saj është e mbushur me këngë nga më të ndryshmet, një pjesë prej të cilave edhe janë shndërruar në shumë të pëlqyera për publikun.

Pauza e këngëtares në muzikë, ka ngjallur shumë dyshime e ndezur shumë thashetheme, për të cilat ajo nuk preferon të ndalet e të flasë me detaje, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, ajo u kthye me një këngë për heroin Hamëz Jashari, këngë kjo që u mirëprit nga publiku.

Siç mund ta shihni, këngëtarja po duket më ndryshe, pa rrudha dhe me ca intervenime.

MUND TË JU PËLQEJNË