Është nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore, e cila me zërin e saj të ëmbël arrin të argëtoj shqiptarët kudo që ndodhen.

Ajo gëzon një numër të madh adhuruesish si në vend po ashtu edhe jashtë vendit, ku në skenën muzikore arrin të sjell hite të njëpasnjëshme, shkruan Kosovarja.

Violeta është shumë e përkushtuar ndaj profesionit të saj që e bën më shumë mund dhe përkushtim, e që në secilën paraqitje mundohet të vie si zonjë e rëndë.

Pikërisht këtë qëllim po e arrin, pasi që çdo paraqitje e saj po arrin të jetë më speciale se tjetra duke u komplimentuar shumë nga dashamirësitë e muzikës së saj.

Edhe në këtë të fundit Violeta duket se nuk po i “ndien” vitet, dhe mosha për të është thjeshtë një numër, pasi u shfaq e veshur me një fustan të gjatë duke zbritur shkallëve dhe e rregulluar bukur që po duket si të ishte 20 vjeçare./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË