Ikona e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër me 7 shkurt të këtij viti.

Këngëtarja la prapa një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë, shkruan “Kosovarja”.

Vdekjen e saj e përjetuan me pikëllim familja e farefisi, publiku shqiptarë, artdashësit dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Edhe këngëtarja e njohur Violetë Kukaj e cila ishte më e afërt me Nexhmijen e përjetoi me pikëllim e lot lajmin për vdekjen e saj.

Këngëtarja ka folur gjerësisht për raportin me të, duke rrëfyer edhe momentet e veçanta që kanë jetuar bashkë.

Edhe Nexhmija ka pasur një simpati dhe respekt të veçantë për Violetë Kukajn, me të kanë realizuar edhe një duet.

Së fundi Violeta ka kujtuar të madhen Nexhimije me një fotografi që është realizuar gjatë performancës për 28 nëntor 2016.

“Performance e shkelqyer e kenges Mbushni Gotat me Nexhmije Pagarushen per festen e 28 Nentorit 2016. ❤”, ka shkruar këngëtarja krahas imazhit./Kosovarja/


 

MUND TË JU PËLQEJNË