Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një prej xhamive në Komunën e Gjilanit.

Hajduti dyshohet se duke përdorur një mjet prej fije teli ka arritur të nxjerrë 125 euro nga arka e xhamisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, dje rreth orës 17, ka ndaluar të dyshuarin E.SH., për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, në një xhami në Gjilan.

Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë ditës së djeshme, më 18 prill 2019, rreth orës 17, i dyshuari E.SH. (1989), kishte hyrë brenda xhamisë, në lagjen ‘’Dheu i Bardhë’’, në Gjilan, me ç’rast nga arka e xhamisë, duke përdorur një mjet prej fije teli, kishte arritur të nxjerrë 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro.

Të dyshuarin, gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, e kishte vërejtur një person që kishte qenë në katin e dytë të xhamisë, i cili menjëherë e kishte njoftuar imamin e kësaj xhamie.

Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

MUND TË JU PËLQEJNË