Modelja e Playboy, Marisa Papen mund të përballet me deri tre vite burg në Turqi, për realizimin e disa fotove nudo në disa nga vendet më të famshme të shtetit.

Modelja shokuese bëri nëpërkëmbje duke pozuar e zhveshur në njërën nga Xhamitë më të famshme të Stambollit, shkruan Indeksonline.

Por zyra e prokurorit publik ka lëshuar një urdhër arresti për aktin e dënueshëm dhe poshtërimin e sovranitetit të shtetit, transmetojnë mediat turke.

Urdhri i arrestit raportohet se tani është lëshuar, kështu që autoritetet turke mund të marrin deklaratën e saj në lidhje me incidentet nën hetim.

Kjo nuk është hera e parë që Papen ka provokuar me fotografitë e saj lakuriq.

26-vjeçarja bëri bujë në të gjithë botën për polemikat e saj antifetare, të cilat përfshinin poza nudo me një kryqëzim gjigant në Vatikan.

Vitin e kaluar, ajo shkaktoi një stuhi në internet për festimin e zjarrit të “Notre Dame” në Paris.

Ajo gjithashtu shkaktoi zemërim në Izrael pasi pozoi para Murit të Vajit në Jeruzalem.

Gjithashtu u bë kryetitull në mbarë botën pasi u burgos për poza lakuriq në kompleksin e lashtë të tempujve në Karnak afër qytetit egjiptian të Luxor.

Ajo ende nuk ka dhënë koment për sa i përket hetimeve Turke. /IndeksOnline/

MUND TË JU PËLQEJNË