Rasti i dyshuar në Viti me koronavirus është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Ndërkaq 11 zyrtarë shëndetësorë të Emergjencës në Viti nuk do të punojnë derisa t’i marrin rezultatet nga Prishtina.

Emergjenca në Komunën e Vitisë është mbyllur në mëngjes, pasi një person rreth të 80-ve po dyshohet se është prekur me koronavirus.

I gjithë stafi mjekësor që ka qenë në kontakt me ambientin ku ka qëndruar ai, është në karantinë. Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni për Kohën.

“Po, është shumë e vërtetë që është mbyllur emergjenca në Viti. Ka qenë një rast d.m.th. që është i dyshuar, ka shkuar prej neve në Gjilan si grip, pra si gjendje gripoze. Nuk është dyshuar që është i prekur me koronavirus, pra është dyshuar veç për gjendje gripoze, por në bazë të informatave jo-zyrtare kemi marrë vesh që rasti ka shkuar në Prishtinë, për dyshim me virus. Prandaj ne si kemi ardhur sot në mëngjes, kemi mbyllë emergjencën dhe e kemi bëtë pastrimin e objektit”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë që mjekët do të qëndrojnë në karantinë derisa të dalin rezultatet për rastin në fjalë.

MUND TË JU PËLQEJNË