Gazetari që raporton në fushën e shëndetësisë, përmes mediumit “Gazeta Shneta”, Bujar Vitija është një prej gazetarëve më të angazhuar në ditët e fundit. Ai po sjell informacione të rëndësishme si dhe po demanton shumë shpesh lajmet rrejshme që shkaktojnë panik mes qytetarëve.

Sot ka pubikuar një bisedë që ka pasur me dotkorin Salih Ahmeti, i cili është një prej specialistëve që po trajton pacientët me koronavirus. Vitija Ahmetin e ka quajtur hero.

“Profa më tregoi qysh ka marrë masa dhe ka krijuar një zonë izolimi në shtëpinë e tij nga frika se mund ta rrezikojë familjen nga virusi”, ka shkruar Vitija, shkruan MeteoBallkan.

Shkrimi i plotë i Vitijës:

Prof. Dr. Salih Ahmeti është njëri prej heronjve i cili po përballet direkt me situatën e koronavirusit për shkak se pacientët trajtohen në repartin ku punon ai. Duke qenë se është i rrezikuar direkt, Profa më tregoi qysh ka marrë masa dhe ka krijuar një zonë izolimi në shtëpinë e tij nga frika se mund ta rrezikojë famijen nga virusi.

Është sakrificë për Dr. Salihun dhe shumë mjekë dhe infermierë të tjerë në Klinikën Infektive, QKUK, spitale rajonale dhe QMF që po përballen me koronavirusin, duke pasur parasysh kushtet në të cilat punojnë. Në kohë të mira shteti dhe shoqëria duhet me i shpërbly.

MUND TË JU PËLQEJNË