Një shofer me veturë me targa të huaja nuk ka respektuar ndalesat për parkim në zonën e gjelbëruar në hapësirat e QKUK-së.

Ndonëse që një vit është ndërtuar parkingu i ri për qindra vetura mbrapa Klinikës së Ortopedisë në QKUK, disa metra më tutje shoferi e ka parkuar veturën mbi pishat e mbjella në gjelbërim.

Kjo fotografi është shpërndarë në Facebook ku komentuesit e kanë kritikuar ashpër veprimin e shoferit.

MUND TË JU PËLQEJNË